Lajmet

Google lançon “Modalitetin Konfidencial” për përdoruesit e Gmail

Aug 24 2018
0 Shpërndarje
Megjithatë mesazhet nuk janë aq konfidenciale sa mund tu duken. Platforma e Gmail nuk është e gjitha e enkriptuar. Google lançon “Modalitetin Konfidencial” për përdoruesit e Gmail

Google lançoi më në fund “Modalitetin Konfidencial”. Me funksionin e ri përdoruesit e Gmail mund të dërgojnë e-mail-e me datë skandence tek përdoruesit e tjerë.

Kjo do të thotë se e-mail-et do të vetëshkatërrohen për të parandaluar rrjedhjen në duart të gabuara të informacioneve sensitive.

Megjithatë mesazhet nuk janë aq konfidenciale sa mund tu duken. Platforma e Gmail nuk është e gjitha e enkriptuar.

Edhe pse marrësit e e-mail-eve konfidenciale nuk mund të kopjojnë, ngjisin, shkarkojnë apo printojnë këto mesazhe, asgjë nuk i ndalon të kapin foto të përmbajtjet së e-mail-it.

Përtej kësaj, mesazhet nuk vetëfshihen ato qëndrojnë në folderin “Sent Mail” dhe përdoruesit e Gmail nuk mund tu dërgojnë këto mesazhe përdoruesve të një shërbimi tjetër e-mail-i.

Ajo që ky funksion i ri do të bëjë është ti shtyjë përdoruesit në përdorimin e Gmail më tepër. /PCWorld Albanian

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>