Softuer

Google lançon një aplikacion për skanimin e dokumenteve

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Mars 2021
Edhe pse ka alternativa të tjera të skanimit të dokumenteve, Stack bën diferencën sepse identifikon informacione kyçe në të. Google lançon një aplikacion për skanimin e dokumenteve

Area 120, inkubatori eksperimentues i Google, lançoi një aplikacion të ri quajtur Stack. Ky aplikacion përdor teknologjinë Google Document AI për të skanuar dhe kategorizuar dokumentet. Stack aktualisht është i disponueshëm vetëm për përdoruesit Android në SHBA.

Për të skanuar një dokument përdoruesi duhet vetëm të klikojë një foto duke përdorur aplikacionin dhe algoritmin bën pjesën tjetër. Edhe pse ka alternativa të tjera të skanimit të dokumenteve, Stack bën diferencën sepse identifikon informacione kyçe në të.

Sipas Google identifikon informacione si data skadence apo pagesa. Çdo dokument i skanuar do të ruhet në Google Drive që do të thotë se përdoruesit nuk humbasin informacione nëse fshijnë aplikacionin Stack. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lëvizja e fundit e Facebook lajm i mirë për privatësinë e përdoruesve