Lajmet

Google lançon një hapësirë të dedikuar për Kupën e Botës

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Nëntor 2022
Nëse kërkoni “World Cup” në Google, do të shikoni një hapësirë të dedikuar në me një listë ndeshjes që do të luhen së bashku me datat dhe orën tuaj lokale. Google lançon një hapësirë të dedikuar për Kupën e Botës

Google Search do të ndihmojë përdoruesit duke i siguruar se nuk humbasin asnjë ndeshje të Kupës së Botës e cila fillon nga data 20 Nëntor deri më 18 Dhjetor.

Nëse kërkoni “World Cup” në Google, do të shikoni një hapësirë të dedikuar në me një listë ndeshjes që do të luhen së bashku me datat dhe orën tuaj lokale.

Në platformat mobile, do të kenë opsionin për të aktivizuar njoftimet për ekipe specifike duke shtypur mbi ikonën në formë zile në cepin e djathtë të ekranit.

Gjithashtu mund të ndiqni në kohë reale rezultatet duke klikuar ndeshjen që dëshironi të gjurmoni dhe më pas ta tërhiqni dhe hidhni në ekranin e telefonit.

Njoftimet nuk janë të disponueshme në desktop, por një panel i dedikuar për Kupën e Botës do të tregojë statistika të thelluara dhe mundësitë e fitoreve për secilin ekip.

Kur një ndeshje të fillojë, mund të shikoni videot përmbledhëse të FIFA+, shërbimit streaming të organizatës botërore të futbollit.

Google ka lançuar edhe disa etiketa për bizneset që ndihmojnë përdoruesit të gjejnë hapësira ku mund të shohin ndeshjet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  FBI rekomandon përdorimin e bllokuesve të reklamave

Tags >

Google