Google është përpjekur prej kohësh të krijojë një ambient të sigurtë për fëmijët në shërbimet e saj me funksione si Family Link për kontroll prindëror apo edhe një seksion në Google Play Store ku mësuesit aprovojnë aplikacionet për fëmijët.
Tani Google do të sjellë Kids Space, një modalitet për tabletët Android.
Google thotë se ideja pas Kids Safe është që ato bëhen eksplorues të gjërave që pëlqejnë. Pas përzgjedhjes së interesave, modaliteti do të tregojë gjëra për të lexuar, luajtur dhe krijuar për fëmijët.
Është plot ngjyra dhe i lehtë për tu naviguar. Fëmijët do të kenë një librari librash dhe aplikacionesh në tabet Read dhe Play.
Gjithashtu kompania po punon me publikuesit për të hapur aksesin tek më shumë libra. Tabet Watch dhe Make do të përmbajnë video nga YouTube Kids.
Tableti i parë me këtë modalitet do të jetë Lenovo Tab M10 HD Gen 2. Ka ekran 10.1-inç HD me altoparlantë Dolby Atmos dhe do të kushtojë 129 dollarë.
Kids Space do të ofrohet edhe në tabletë të tjerë Android së shpejti premtoi Google. /PCWorld Albanian