Lajmet

Google lançon një version të Hangouts për bizneset, sfidon Microsoft Teams dhe Slack

Mar 1 2018
0 Shpërndarje
Por Google do të vijojë të ofrojë një versione falas të Hangouts. Sakaq versioni me pagesë ofron biseda në grup me 8,000 pjesëmarrës. Google lançon një version të Hangouts për bizneset, sfidon Microsoft Teams dhe Slack

Google lëshoi një përditësim në Hangouts ditën e Mërkure i cili transformon aplikacionin nga një mjet komunikimi për masat në një konkurrent të drejtpërdrejtë të Slack dhe Microsoft Teams.

I quajtur Hangouts Chat, ai sjell komunikim mes punonjësve dhe komunikim në grup.

Gjiganti i kërkimit online prezantoi shërbimin në Mars të vitit të kaluar ndërsa për herë të parë ai do të jetë i disponueshëm për të gjithë konsumatorët nga dita e Mërkure.

Hangouts Chat do ti bashkohet suitës së produktivitetit G Suite të Google përdorur nga 4 milion biznese në mbarë botën të cilët paguajnë 25 dollarë në muaj për përdorues.

Hangouts erdhi si shërbim pa pagesë në 2013-ën. Por Google gradualisht zhvendosi fokusin e tij drejt bizneseve.

Megjithatë këta të fundit kanë opsione të tjera si Slack i cili numëron 50,000 ekipe pune me pagesë.

Microsoft Teams ofron funksionalitete të ngjashme me pakon Office 365 e cila dominon mbi atë të G Suite.

Microsoft zë 37% të tregut me Slack vetëm 5% sipas firmës analitike IDC.

Por Google do të vijojë të ofrojë një versione falas të Hangouts. Sakaq versioni me pagesë ofron biseda në grup me 8,000 pjesëmarrës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>