Lajmet

Google lançon pamjet 3D të vendeve të famshme

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Korrik 2022
Google thotë se ky opsion është shumë i dobishëm për turistët por edhe për ata që janë kuriozë. Google lançon pamjet 3D të vendeve të famshme

Google lançoi ditën e sotme përditësime për Google Maps në Android dhe iOS duke sjellë pamjet 3D për 100 vende të famshme nga Alcatraz në San Francisco, Big Ben në Londër apo Empire State Building në New York.

Funksionaliteti përdor inteligjencën artificiale dhe miliarda imazhe satelitore dhe street view për të krijuar pamje reale 3D.

Google thotë se ky opsion është shumë i dobishëm për turistët por edhe për ata që janë kuriozë.

Pamjet 3D janë të disponueshme për të gjithë përdoruesit në mbarë botën. Nëse një është e disponueshme, ju duhet të gjeni një vend të famshëm në Google Maps dhe të vizitoni seksionin Photos.

Krahas këtij funksionaliteti, Google ka përmirësuar navigimin me biçikletë duke ofruar më shumë detaje rreth rrugëve, trafikut, shkallave, kodrave dhe llojeve të rrugëve.

Mbi të gjitha aplikacioni tashmë ka një njoftim që ju vë në dijeni kur një mik mbërrin në një vend të caktuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Prezantimi i Erudera, një platformë globale kërkimi për arsimin e lartë e ndërtuar mbi inteligjencën artificiale