Lajmet

Google lançon shërbimin me të cilin mund të luani lojëra nga shfletuesi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Nëntor 2019
0
Google ofron versionin 4K si pjesë të shërbimit Premium Stadia Pro me çmim prej 9.99 dollarësh. Versoni falas është me rezolucion të lartë HD por jo 4K. Google lançon shërbimin me të cilin mund të luani lojëra nga shfletuesi

Kompania mëmë e Google, Alphabet lançoi ditën e Marte shërbimin e ri bazuar në cloud Stadia i cili lejon përdoruesit të transmetojnë lojëra si Assassin’s Creed Odyssey dhe NBA 2K20 direkt në shfletuesin Chrome.

Shëbimi do të startojë me 22 lojëra dhe të transmetojë video 4K me 60 frekuenca në sekondë të cilat mund të aksesohen edhe përmes pajisjeve Google Chromecast dhe Pixel.

Google ofron versionin 4K si pjesë të shërbimit Premium Stadia Pro me çmim prej 9.99 dollarësh. Versoni falas është me rezolucion të lartë HD por jo 4K.

Google tha se ka mëse 450 tituj në zhvillim të cilat do të vinë në 2020-ën. Që stadia të funksionojë duhet të keni internet të paktën 10Mbps për rezolucionin 720p HD dhe 35Mbps për rezolucionin 4K. Analizat e para bëra nda Stadia ankohen për vonesat e transmetimit “latency”, që është vonesa mes shtypjes së një butoni dhe marrja e reagimit në ekran.

Suksesi i lojërave cloud varet plotësisht në rrjetin dhe sa trafik mund të përballojë rrjeti cloud gjatë orëve të pikut. Stadia do të konkurrojë me Projektin xCloud të Microsoft i cili do të lançohet vitin e ardhshëm dhe Nvidia GeForce Now. Sony gjithashtu ofron një shërbim të ngjashëm me 800 lojëra dhe kushton 9.99 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teknologjia e lidhur me trurin ndihmon njerëzit të rifitojnë aftësitë e humbura

Lajmet e fundit>