Lajmet

Google lançon versionet e para eksperimentale të Android 13

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Prill 2022
Beta 1 gjithashtu përfshin të gjitha përmirësimet e Android 13 Developer Preview 2, përfshirë opsionin e ri ku aplikacionet duhet të marrin leje për dërgimin e njoftimeve. Google lançon versionet e para eksperimentale të Android 13

Google mbajti premtimin duke lançuar version e pare eksperimental beta Android 13 në Prill. Kompania publikoi Android 13 Beta 1 për smartfonët Pixel nga Pixel 4 tek Pixel 6 dhe 6 Pro.

Version beta sjell vetëm tre funksionalitete të reja ku dy shkojnë për zhvilluesit dhe vjen me premtimin për më shumë kontrolle mbi shpërndarjen dhe dërgimin e përmbajtjeve.

Beta 1 gjithashtu përfshin të gjitha përmirësimet e Android 13 Developer Preview 2, përfshirë opsionin e ri ku aplikacionet duhet të marrin leje për dërgimin e njoftimeve.

Të gjithë përdoruesit që kanë një smartfon të përshtatshëm mund të instalojnë beta. Ndërsa ato janë më të qëndrueshme sesa versionet për zhvilluesit, Google nuk përqendrohet tek stabiliteti i platformës të paktën deri në Qershor përpara se ta përmbyllë fazën zhvilluesit në Korrik.

Versionet eksperimentale janë krijuar më së shumti për zhvilluesit të cilët duan të testojnë eksperiencat e reja që sjell një Android i ri përpara se të bëhet gjerësisht i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vendi Evropian kërcënon Telegram me bllokim