Lajmet

Google lançon versionin e aplikacionit të kërkimit për përdoruesit me akses të kufizuar në internet

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Gusht 2019
0
Sipas të dhënave të Sensor Tower, aplikacioni është instaluar 17.5 milionë herë globalisht ku përqindjen më të madhe e ka India me 48% ndjekur nga Indonezia me 16%, Brazili me 14%, Nigeria me 6% dhe Afrika e Jugut me 4%. Google lançon versionin e aplikacionit të kërkimit për përdoruesit me akses të kufizuar në internet

Google Go, versioni “i lehtë” i aplikacionit të kërkimit Google, u lançua ditën e sotme tek të gjithë përdoruesit Android në mbarë botën.

Fillimisht u lançua në 2017-ën pas disa muajsh testime dhe aplikacioni është dizajnuar për tregjet në rritje ku njerëzit zakonisht kanë akses të kufizuar në internet ose përmes lidhjeve të paqëndrueshme shoqëruar me pajisje Android të rangut të ulët.

Ashtu si shumica e aplikacioneve “Lite”, Google Go zë shumë pak hapësirë, vetëm 7MB dhe përmban një mori funksionesh offline për të kompensuar një internet të ngadaltë. Rezultatet e kërkimit të aplikacionit janë optimizuar për të konsumuar 40% më pak të dhëna thotë Google.

Përtej kërkimit, Google Go përmban funksione për zbulimin e përmbajtjeve si dhe përdorimin e funksioneve si kërkim me zë, imazh dhe GIF. Edhe pse aplikacioni peshon vetëm 7MB, ku u lançua ishte vetëm 5MB por me përditësime të vazhdueshme është rritur edhe memorie që zë.

Sipas të dhënave të Sensor Tower, aplikacioni është instaluar 17.5 milionë herë globalisht ku përqindjen më të madhe e ka India me 48% ndjekur nga Indonezia me 16%, Brazili me 14%, Nigeria me 6% dhe Afrika e Jugut me 4%.

Në total ka qenë i disponueshëm në 29 vende të botës përpara se të ofrohej për të gjithë. Aplikacionin mund ta shkarkoni nga ky moment në Play Store. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  E-mailet Konfidenciale të Gmail vinë edhe në G Suite

Tags >

Google
Lajmet e fundit>