Lajmet

Google lançon versionin e dytë eksperimental të Android 13 për publikun

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Maj 2022
Pritej që Google të lançonte një version të dytë beta këtë muaj ndërsa shkon drejt versionit final të Android 13 në Verë. Google lançon versionin e dytë eksperimental të Android 13 për publikun

Koha e pritjes për Android 13 po ngushtohet ndërsa Google lançoi dje versionin e dytë eksperimental beta të sistemit operativ mobil.

Versionin Android 13 Beta mund ta shkoni duke klikuar në këtë lidhje. Google tha se versioni më i fundit i sistemit operativ sjell përditësime sigurie dhe privatësie së bashku me kontrolle për të personalizuar pajisjen.

Fokus të veçantë kësaj here kanë marrë tabletët Android me funksionalitete si një taskbar i ri në fund të ekranit dhe ridizajnim të 20 aplikacioneve të Google përfshirë Messages, Maps dhe YouTube Music.

Pritej që Google të lançonte një version të dytë beta këtë muaj ndërsa shkon drejt versionit final të Android 13 në Verë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  YouTube fsheh numrin e mospëlqimeve