Lajmet

Google lançon versionin e përditësuar Chrome 29 me disa opsione të reja

Publikuar , 23 Gusht 2013
0
Google lançon versionin e përditësuar Chrome 29 me disa opsione të reja

Google ka lançuar versionin e përditësuar të shfletuesit të vet Google Chrome 29 i cili, përveç se është më i qëndrueshëm ofron për përdoruesit edhe disa opsione të reja.

Risia më e rëndësishme e këtij versioni është shtimi i butonit “Reset browser settings” që lejon përdoruesit të kthehen mbrapa në kohë dhe të vendosin shfletuesin në gjendjen e mëparshme, para se të shkarkonin aplikacione ueb apo funksionalitete shtesë (extensions) të ndryshme.

Ky opsion do të vlejë shumë në ato raste kur përdoruesi has një problem të cilin nuk mund t’a ndreqë dhe prandaj vendos të kthejë shfletuesin në gjendjen fillestare.

Për lokalizimin e këtij opsioni mund të drejtoheni tek ikona settings dhe më pas klikoni Show advanced settings në fund të faqes.

Në dritaren e re që do të hapet mund të gjeni opsionin e ri. Google ka përmirësuar edhe shfaqjen e sugjerimeve relevante bazuar në faqet ueb të kërkuara më parë nga përdoruesit.

Versioni i përditësuar për Android ofron edhe suport për WebRTC që lejon përdoruesit të realizojnë komunikim me video direkt nga shfletuesi. Chrome 29 do të jetë i disponueshëm për gjithë përdoruesit vetëm pas pak ditësh. (PCWorld Albanian)

chrome-web-browser

LEXO EDHE:  Shfletuesi i ri Edge i Microsoft mund të jetë fundi i Chrome

Lajmet e fundit>