Lajmet

Google lançon Web designer, mjet dizajni për krijimin e reklamave në HTML 5

Publikuar , 02 Tetor 2013
0
Google lançon Web designer, mjet dizajni për krijimin e reklamave në HTML 5

Google ka lançuar një aplikacion të ri reklamash të versionit beta të quajtur Google Web Designer.

Ky mjet do të shërbejë për krijimin e reklamave profesionale me dizajn cilësor nëpërmjet përdorimit të HTML 5.

Aplikacioni është krijuar në mënyrë të tillë që të mund të përdoret nga dizajnerët profesionistë dhe amatorët. Së fundmi HTML 5 është konsideruar si standardi që duhet adoptuar nga të gjithë.

Madje, vetë Google e përshkruan atë si gjuhën universale për ndërtimin e përmbajtjeve të këndshëm dhe interaktive që mund të ekzekutohen në kompjuterët desktop dhe pajisjet e ndryshme mobile.

Nëpërmjet krijimit të Google Web Designer kompania shpreson të ndikojë në rritjen e nivelit të aksesimit të HTML 5 nga njerëzit e industrisë së reklamimit duke sjellë zhvilluesit më pranë qëllimit “ndërto njëherë, ekzekuto kudo”.

Kjo është lista e funksionaliteteve kryesore të Google Web Designer beta:

– Krijimi i animimeve kreative në HTML 5 duke përdorur një set mjetesh dizajni intuitive.

– Kontrolli, editimi i kodit të dizajnit si dhe reflektimi automatik i ndryshimeve të kodit në dizajn.

– Ndërtimi i reklamave dhe publikimi i tyre për platforma të ndryshme.

– Përditësimi i produktit realizohet automatikisht pa qenë e nevojshme të rishkarkohet aplikacioni.

– Aksesi i gjithë këtyre funksionaliteteve pa pagesë.

Google ka publikuar video të ndryshme në YouTube ku shpjegon mënyrën e funksionimit të këtij mjeti dhe për të gjithë ata që janë të interesuar mund t’i hedhin një sy guidës së parë udhëzuese. Në vazhdimësi Google do të punojë fort për të shtuar opsione të reja si dhe për të përmirësuar ato ekzistuese derisa të arrihet në lançimin e produktit përfundimtar.

google

LEXO EDHE:  Google përjashton zhvilluesin nga Play Store me 600 milionë shkarkime aplikacionesh

Tags >

Google
Lajmet e fundit>