Lajmet

Google lançon widgets të Gmail për iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Nëntor 2020
0
Google është duke punuar edhe në widgets për Google Calendar dhe Chrome. Google lançon widgets të Gmail për iPhone

Kur iOS 14 debutoi në Shtator, Google ishte ndër zhvilluesit e parë të jashtëm që erdhi me një widget për ndërfaqen e re të iPhone dhe iPad. Tani kompania lançoi widget për Gmail, Drive dhe Fit.

Widgets e reja janë më të dobishme. Në rastin e Google Fit jo vetëm që dtregon progresin e bër ditor të hapave por edhe aktivitetin javor.

Ndërsa ajo e Gmail bën me të vërtetë punë. Përdoruesit mund të kërkojnë e-mail, të fillojnë një të ri dhe të shohin numrin e e-maileve të palexuara.

Google është duke punuar edhe në widgets për Google Calendar dhe Chrome. I pari tregon takimet që keni dhe i dyti të kërkoni një URL, të hapni një tab në modalitetin privat, të bëni kërkim zanor dhe të skanoni një kod QR.

Widgets e Gmail, Drive dhe Fit mund ti shtoni në ekranin e iPhone dhe iPad nga dita e sotme. Calendar do të vijë javët e ardhshme ndërsa Chrome vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një teknologji e re do ta bëjë iPhone e 2020 të parezistueshëm për tu blerë