Lajmet

Google largon 12 mijë punonjës

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Janar 2023
CEO Sundar Pichai u shpreh i pikëlluar për punonjësit të cilët do të largohen duke thënë se ishte një vendim i vështirë por është marrë për të ardhmen e kompanisë. Google largon 12 mijë punonjës

Kompania mëmë e Google, Alphabet, ka shkurtuar 12 mijë punonjës, ose afro 6 përqind të fuqisë punëtore shkroi kompania përmes një e-mail drejtuar punonjësve.

CEO Sundar Pichai u shpreh i pikëlluar për punonjësit të cilët do të largohen duke thënë se ishte një vendim i vështirë por është marrë për të ardhmen e kompanisë.

Largimet nga puna do të prekin operacionet e kompanisë në mbarë botën dhe të gjitha divizionet e saj ndërsa Pichai tha se merr përsipër përgjegjësinë e plotë për vendimet që e pruan në këtë moment të vështirë.

Alphabet në vitet e fundit punësoi një numër të lartë njerëzish gjatë një periudhe rritjeje dramatike, por Pichai tha se punësimet u bënë në rrethana të tjera nga çfarë po përballen sot.

Në javët e fundit Microsoft, Amazon, Meta dhe disa kompani të teknologjisë kanë bërë shkurtime masive të fuqisë punëtore.

Google bëhet kompania më e fundit. Gjiganti i kërkimit shikoi një rënie me 27 përqind të fitimit në tre mujorin e fundit të 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë në 2021.

Pichai tha se punonjësit do të paguhen minimalisht për 60 ditët e ardhshme. Microsoft, Amazon dhe Meta kanë larguar 11 mijë, 18 mijë dhe 11 mijë punonjës respektivisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Intel prezanton gjeneratën e 13-të të procesorëve, premton 41% më shumë performancë