Lajmet

Google largon nga Play Store kopjen e TikTok

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Qershor 2020
Prania e tij ka shkaktuar ankesa të mëdha nga influencerët e medias sociale të cilët pretendojnë se videot e tyre janë ripostuar pa leje. Google largon nga Play Store kopjen e TikTok

Google ka larguar nga Play Store aplikacionin Zynn pas akuzave se ka vjedhur përmbajtje nga aplikacionet e tjera.

I ngjashëm me stilin e TikTok, aplikacioni paguante përdoruesit të cilët regjistrohen dhe shohin video dhe është bërë një prej aplikacioneve më të shkarkuara në SHBA.

Por prania e tij ka shkaktuar ankesa të mëdha nga influencerët e medias sociale të cilët pretendojnë se videot e tyre janë ripostuar pa leje.

Zyn tha se ka lançuar një metodë të re për përdoruesit të raportojnë plagjiaturën. Platforma është themeluar nga Kuaishou, rivali Kinez i pronarit të TikTok ByteDance.

Për herë të parë u bë i disponueshëm në fillim të muajit Maj. Përdoruesit fitojnë para në aplikacion duke parë video e ftuar miqtë të regjistrohen. Fitimet mund të konvertohen në karta dhuratë ose të transferohen në PayPal.

Google ka larguar aplikacionin nga Play Store pa konfirmuar arsyet për këtë vendim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Edhe pas përfundimit të mbështetjes, Windows 7 përdoret nga miliona përdorues