Lajmet

Google lejon përdoruesit të fshijnë historikun e kërkimit aplikacioni Android

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Mars 2022
Mjafton të klikoni ikonën e profilit dhe do të shikoni një opsion të ri “delete last 15 min” të disponueshëm. Google lejon përdoruesit të fshijnë historikun e kërkimit aplikacioni Android

Nëse jeni një përdorues Android tashmë mund të fshini historikun e kërkimit në Google nga aplikacioni.

Google konfirmoi se përdoruesit do të kenë opsionin për të fshirë historikun e kërkimit në të 15 minutave të fundit në aplikacionin Google App në Android.

Mjafton të klikoni ikonën e profilit dhe do të shikoni një opsion të ri “delete last 15 min” të disponueshëm.

Opsioni do të ofrohet së shpejti për të gjithë përdoruesit në javët në vijim. Kujtojmë se një gjë e tillë ofrohet në iOS që prej Korrikut të vitit të kaluar.

Përdoruesit Android duhej ta kishin marrë në fund të 2021 po që nuk ndodhi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung hap programin e testimit të Android 12 për Galaxy S21