Vëzhgim

Google lëshon aplikacion për të humburit në Turqi

Publikuar , 25 Tetor 2011
0
Google lëshon aplikacion për të humburit në Turqi

Së pari u lëshua për të ndihmuar krahas pasojave të bëra nga tërmeti në Haiti në janar 2010. Person Finder ofron vegla që ua mundësojnë njerëzve që t’i publikojnë raportet për njerëzit e humbur dhe indvidië ose organizata të tjera për të ofruar informacion që ndihmon në gjetjen e tyre. Vegla mund të vendoset edhe në uebfaqe të palës së tretë.

Që nga dalja e tij në fillim të vitit të kaluar, Person Finder është përdorur për tërmetin në Zelandë të re, të quajtur Christchurch, që ndodhi në shtator të vitit 2010 dhe për cunamin dhe tërmetin në Japoni gjatë marsit të këtij viti. Dje, sidoqoftë, kjo vegël, për herë të parë, është e gatshme edhe në gjuhën turke.

Sipas FAQ-it të veglës, si produkt i veprimit të veprimeve jofitimprurëse të Google, që është Google.org, Person Finder pati 55,100 regjistrime të njerëzve të humbur pas tërmetit në Haiti, 11,600 regjistrime pas tërmetit në Zelandën e re dhe më shumë se 600,000 pas fatkeqësisë në Japoni./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

Lajmet e fundit>