Vëzhgim

Google lëshon filmat me qira për Android

Publikuar , 22 Tetor 2011
0
Google lëshon filmat me qira për Android

Google ka lëshuar këtë shërbim për telefonat Android dhe përdoruesit e tabletëve. Përdoruesit në Britani të Madhe tani mund të marrin me qira filmat përgjatë tregut Android Market, me çmimet duke filluar nga 2.49 funta.

Një shërbim i ngjashëm me këtë tashmë është lëshuar në Amerikë, ndërsa sa për fillim, përdoruesit nga Britania e Madhe do të kenë qasje në një grumbull prej 1,000 titujve.

Google së fundi lëshoi dyqanin e vet për libra elektronikë në Britani të Madhe, duke dalur në garë me Apple dhe Amazon, e poashtu edhe lëshimin e filmave me qira përgjatë shërbimit të vet YouTube.

Përdoruesit e Android do të kenë nevojë që ta instalojnë aplikacionin për video për t’i shikuar filmat dhe shumica e filmave do të mund të shikohen në çdo kohë gjatë 30 ditëshit e parë pas blerjes. Sapo të ketë filluar një film, ai është i gatshëm për 48 orë.

Filmat mund të mirren me qira përgjatë uebit në lidhjen market.android.com/movies dhe titujt do të jenë të gatshme për çdo pajisje në të cilën është i qasur përdoruesi, kuptohet, gjatë kohës kur është paguar./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Zbulimi i fundit i Pixel 3 tregon kamerën duke skanuar automatikisht një kartë biznesi

Lajmet e fundit>