Lajmet

Google lëshon në “heshtje” video 720p HD për Hangouts

Publikuar , 30 Gusht 2013
0
Google lëshon në “heshtje” video 720p HD për Hangouts

Google në “heshtje” ka filluar të lëshojë video në HD për shërbimin e vet Google+ Hangouts.

Zëvendës presidenti i Google, Chee Chew, konfirmoi lajmin në një intervistë të publikuar gjatë të mërkurës, duke thënë që ndërmarrja e kërkimit ka filluar procesin e kalimit të veçorisë së video-bisedës së vet Hangouts nga video kodekët H.264 në një alternativë të hapur të cilën e ka lajmëruar në vitin 2010, të quajtur VP8.

Sipas GigaOm, VP8 është në gjendje që të sjellë videon HD 720p në Hangouts.

Por Google nuk pret të ndalet me kaq. Ndërmarrja ka treguar për GigaOm që planifikon të bëjë kalimin në standardin WebRTC.

WebRTC besohet nga disa që është mundësia e ardhshme e madhe në standardet e komunikimit online, kryesisht për shkak të mundësisë së vet për të ofruar audio dhe video në kohë reale pa pasur nevojë për mjete të tjera shtesë.

Google ka paraqitur standardin dhe Chew tha që është një mundësi e mirë që do të vijë në Hangouts në muajt e ardhshëm. Sidoqoftë, deri atëherë, Google planifikon që të vazhdojë ofrimin e 720p HD të VP8 për Hangouts. (PCWorld Albanian)

google + video

LEXO EDHE:  Nintendo ka shitur 34.74 milionë konsola Switch

Lajmet e fundit>