Lajmet

Google lëshon versionin e ri të Chrome për Android

Sep 13 2012
0 Shpërndarje
Google lëshon versionin e ri të Chrome për Android

Google gjatë ditës së sotme përditësoi Chrome për Android në versionin 18.0.1025308. Ju mund ta shkarkoni lëshimin e fundit nga dyqani zyrtar i Google Play (kërkohet që Android të jetë i versionit 4.0 ose më i ri).

Derisa versioni i ri është në dispozicion edhe për Android 4.0 (Ice Cream Sandwich) edhe Android 4.1 (Jelly Bean), nëse ju jeni në të fundit ju do të jeni edhe më të sigurt.

Kjo është për shkak se Google ka fuqizuar teknologjinë e vet të sandboxit, që mbyll kodin keqdashës kështu që ai nuk ka ndikim në tërë shfletuesin e mobilit.

Përdoruesit e Jelly Bean automatikisht do të marrin mundësinë e sandboxingut, që përdor Chrome për arkitekturën prej shumë procesesh të Androidit dhe teknologjinë e izolimit të ID-së së përdoruesit të Androidit.

Nëse jeni në Ice Cream Sandwich ose në ndonjë version më të vonshëm, ju do të merrni një mori të arnimeve të vrimave, e po ashtu edhe “përmirësime të rëndësishme në stabilitet dhe siguri” të cilat i gjeni këtu. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Të Premten Mbrëmja Gala e ICT Awards shpall fituesit në shtatë kategori

Lajmet e fundit>