Lajmet

Google Maps njeh Kosovën si shtet

Publikuar , 16 Janar 2013
0
Google Maps njeh Kosovën si shtet

Shërbimi më i njohur në botë i hartave, Google Maps, ka përfshirë në strukturën e vet edhe shtetin e Kosovës.

Pas kërkimit të Kosovës në Google Maps shihet që harta e Kosovës hapet ndryshe nga më parë. Kur përdoruesit e Google Maps shënojnë emrin Kosovo në hartë prezantohet harta e shtetit të Kosovës, e ndarë nga Serbia.

Tashmë duhet të pritet që në listën e shteteve të pranuara në arenën ndërkombëtare, të përfshihet edhe Kosova, sidomos atë online. 

Kur më herët kërkohej termi Kosova, shihej zona territoriale në kuadër të shtetit serb, por tashmë kjo gjë ndodh vetëm nëse kërkoni termin Serbia.

Kosova shpalli Pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, dhe deri më tani është njohur nga 92 shtete.

Ndërkohë që “lufta” e njohjes së Kosovës vazhdon dhe në botën online, sidomos në ato komponentë që kanë një ndikim në respektimin e pavarësisë së Kosovës. (PCWorld Albanian)

Kosova Google maps

LEXO EDHE:  Google Maps tregon stacionet e karikimit për makinat elektrike

Lajmet e fundit>