Lajmet

Google Maps për iOS vjen me më tepër veçori navigimi

Publikuar , 16 Tetor 2013
0
Google Maps për iOS vjen me më tepër veçori navigimi

Gjatë të martës është bërë përditësimi i aplikacionit Google Maps për iOS me një rrugë të re dhe veçori të reja në trafik.

Sipas Google, përditësimi sjell “qasje më të shpejt në navigim”, “këshilla dhe truqe(marifete)” për përdoruesit fillestarë dhe mbështetje për gjuhën arabe dhe hebraike. Veçoria për navigim e versionit 2.3.4 i ndihmon përdoruesit që të vendosin më mirë në mesin e shumë opsioneve për rrugë dhe trafik.

Aplikacioni tani ka një hartë më të vogël brenda ekranit për zgjedhje të rrugës, që iu mundëson njerëzve që me lehtësi të krahasojnë drejtimet duke u bazuar në trafik dhe kushte të tjera. Seksioni “këshilla dhe truqe” iu ofron përdoruesve këshilla në atë se si të përdoret aplikacioni dhe veçoritë e tij të ndryshme, si udhëzimet në çdo kthesë të rrugës.

Google bleu aplikacionin për harta Waze gjatë qershorit, që është një nismë me bazë në Izrael. Kështu, shtimi i mbështetjes për gjuhët si arabe dhe hebraike ka kuptim. Në muajin gusht, Google shtoi raportimet për trafikun në kohë reale nga përdoruesit e Waze në aplikacionet e veta për iOS dhe Android.

Kompania Google lëshoi aplikacionin e saj për harta dhjetorin e vitit të kaluar, tre muaj pasi Apple kishte zëvendësuar teknologjinë e Google me aplikacionin e vet të brendshëm për harta që vijnë në pajisjet me iOS.

Një gjë mjaft interesante, përveç të dhënat për hartëzim më të matur të Google, ishin udhëzimet me zë për çdo kthesë përgjatë një rruge, gjë të cilën përdoruesit në Android e kishin shijuar për vite, por nuk ishte ofruar për përdoruesit e iOS-it deri kur doli iOS 6. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  iOS 13 sjell një lajm për keq për besnikët e Apple

Google Maps IOS

Lajmet e fundit>