Lajmet

Google Maps përditësohet për të mbështetur edhe gjuhën Hindi

Publikuar , 31 Gusht 2014
0
Google Maps përditësohet për të mbështetur edhe gjuhën Hindi

gsmarena_001 (1)Google ka lëshuar një përditësim për aplikacionin Google Maps në versionin 8.3. Ky përditësim bën që Maps të njohë edhe gjuhën Hindi. Krahas përdorimit në gjuhën Hindi, aplikacioni gjithashtu mund të përdoret edhe për navigim në këtë gjuhë.

Ky përditësim do tu vijë në ndihmë përdoruesve të shumtë të telefonëve Android në Indi dhe në të gjithë vendet e tjera të botës. Se bashku me shtimin e kësaj gjuhë, versioni 8.3 ka përmirësime në njoftimet për pajisjet me veshje Android Wear. Përditësimi i aplikacionit mund të merret falas në dyqanin online të Google. (PCWorld Albanbian)

LEXO EDHE:  Pas provës në telefonat Pixel, Google Maps sjell një risi në iOS dhe Android

Lajmet e fundit>