Lajmet

Google Maps përmirëson lokalizimin në ambiente të brendshme

Publikuar , 23 Nëntor 2018
0
Megjithatë Google nuk detajoi se për çfarë ndërtesash aplikohet ky sistem i ri. Google Maps përmirëson lokalizimin në ambiente të brendshme

Google ka bërë disa përmirësime në aplikacionin Find my Device të cilat janë shumë të mirëpritura për mbarë përdoruesit.

Një përditësim i ri sjell mbështetje për vendodhjen në ambiente të brendshme që do të thotë se nëse harroni telefonin në një dyqan, nuk do të shikoni thjeshtë dyqanin por edhe vendin brenda dyqanit.

Google Maps funksionon për mrekulli sa i përket vendodhjes së telefoni në ambiente të jashtme. Megjithatë për lokalizim më të mirë, Google kërkon nga përdoruesit të ngarkojnë një plan të detajuar të hapësirës dhe kateve.

Një shembull sesi kjo funksion e gjeni në foton e paraqitur të Madison Square.

Megjithatë Google nuk detajoi se për çfarë ndërtesash aplikohet ky sistem i ri.

Aplikacionin Find my Device e mund ta shkarkoni në këtë lidhje ose duke vizituar uebin google.com/android/find.

LEXO EDHE:  Me YouTube Premium përdoruesit mund të shkarkojnë videot

Lajmet e fundit>