Lajmet

Google Maps ruan një historik të vendndodhjes suaj të cilin do të dëshironit ta fshini sa më parë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Dhjetor 2019
0
Gjatë Verës Google lançoi një opsion ku ju mund të fshini automatikisht vendndodhjet e ruajtura çdo 18 muaj ose çdo 3 muaj. Çdo gjë më e vjetër se këto afate do të fshihet automatikisht. Google Maps ruan një historik të vendndodhjes suaj të cilin do të dëshironit ta fshini sa më parë

Nëse nuk konfiguroni siç duhet aplikacionin Google Maps, automatikisht do të ruajë një regjistër të detajuar të lëvizjeve tuaja, në këmbë, biçikletë, makinë apo edhe gjatë një fluturimi.

Ky regjistër është i detajuar deri në minuta por ju mund ta fshini këtë informacion. Ai mund të provojë shumë i dobishëm për ju nëse dëshironi të shikoni se ku keni qenë kohët e fundit por nga ana tjetër është shqetësuese që informacione të tilla kaq sensitive të ruhen prej vitesh.

Gjatë Verës Google lançoi një opsion ku ju mund të fshini automatikisht vendndodhjet e ruajtura çdo 18 muaj ose çdo 3 muaj. Çdo gjë më e vjetër se këto afate do të fshihet automatikisht.

Çfarë duhet të bëni për ta fshirë këtë informacion?

  1. Hapni Google Maps në iPhone ose Android
  2. Klikoni ikonën e menusë në cepin e majtë lart
  3. Zgjidhni opsionin “Your Timeline
  4. Klikoni tre pikat në cepin e djathtë lart
  5. Zgjidhni opsionin “Settings and Privacy
  6. Zgjidhni opsionin “Automatically delete location history
  7. Ndryshojeni nga “Keep until I delete manually” në “Keep for 18 months” ose “Keep for 3 months

Rekomandimi ynë është që të përzgjidhni opsionin “Keep for 3 months” kjo sepse nuk ka më shumë arsye për të ruajtur historikun më tepër sesa kaq. /PCWorld Albania

LEXO EDHE:  Modaliteti i natës tashmë ka një opsion të dedikuar në Galaxy S10

Lajmet e fundit>