Lajmet

Google Maps sjellin ndërfaqen e shumëpritur vizuale

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Shkurt 2021
Google e prezantoi këtë veçori si pjesë e disa përditësimeve që po vinë në Android dhe disa në Android Auto. Google Maps sjellin ndërfaqen e shumëpritur vizuale

Pas një pritjeje të gjatë Google Maps do të marrë opsionin e shumë kërkuar në Android, Dark Mode. Kompania ditën e sotme lajmëroi se ky opsion që është në testim që prej Shtatorit 2020 është i disponueshëm për të gjithë.

Google e prezantoi këtë veçori si pjesë e disa përditësimeve që po vinë në Android dhe disa në Android Auto. Kjo e fundit do të ketë edhe lojëra si Trivia Crack, Jeopardy!, Song Quiz dhe Are You Feeling Lucky. Lojërat në Android Auto mund të aksesohen duke thënë “Hey Google, play a game.”

Android Auto gjithashtu do të pajisjet me “split-screen” që vendos hartat në një anë dhe kontrollet media në anën tjetër të ekranit.

Për ta aktivizuar dark mode në Google Maps shtypni ikonën e profilit në cepin e djathtë lart e më pas opsioni Themes. Aty mund të zgjidhni nëse do të jetë “Always in Dark Theme” ose “Always in Light Theme.”

Përdoruesit mund të vendosin përdorimin e temës së sistemit duke aktivizuar dark mode sipas orarit. /PCWorld Albanian

 

LEXO EDHE:  Google lançon Android Auto për Shqipërinë