Lajmet

Google Maps tashmë tregon një informacion jetik për drejtuesit e makinave

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Qershor 2019
0
Në heshtje të plotë Google lançoi ditën e sotme një speedometer në Google Maps i cili tregon shpejtësinë krahas limiteve të shpejtësisë lokale. Google Maps tashmë tregon një informacion jetik për drejtuesit e makinave

Në heshtje të plotë Google lançoi ditën e sotme një speedometer në Google Maps i cili tregon shpejtësinë krahas limiteve të shpejtësisë lokale.

Funksioni mund të aktivizohet nga menuja Settings dhe shpejtësia do të tregohet në cepin e majtë gjatë një udhëtimi me makinë.

Funksioni është vetëm një prej disave që Google ka vendosur ti importojë nga Waze në Google Maps. Waze është një aplikacion që Google e bleu në 2013-ën.

Aplikacioni Maps prej tre muajsh raporton limitet e shpejtësisë, madje edhe raportimin e incidenteve që vënë shoferët në dijeni në aksidenteve, patrullave të policisë dhe kamerave të shpejtësisë.

Megjithatë funksioni i ri duket se nuk është i disponueshëm kudo. Aktualisht vetëm përdoruesit në Argjentinë, Australi, Belgjikë, Brazil, Kanada, Çeki, Finlandë, Gjermani, Indi, Holandë, Poloni, Portugali, Suedi, Tajvan, Britani dhe SHBA kanë akses.

Google thotë se limitet e shpejtësisë ofrohen vetëm për qëllime informuese. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Messenger me funksion të tërheqjes së mesazheve të dërguara por vetëm për kohë të caktuar

Lajmet e fundit>