Lajmet

Google Maps tregon pjatat më të preferuara të restoranteve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Maj 2019
0
Google ka vendosur që tu heqë përdoruesve të Google Maps shqetësimin e të provuarit të një restoranti të ri dhe të një pjate të re. Google Maps tregon pjatat më të preferuara të restoranteve

Google ka vendosur që tu heqë përdoruesve të Google Maps shqetësimin e të provuarit të një restoranti të ri dhe të një pjate të re.

Kompania dërgoi një përditësim në Google Maps i cili përdorur inteligjencën artificiale dhe machine learning për të treguar pjatat më popullore dhe të preferuara në një restorant.

Mjafton të klikoni mbi një vend dhe në seksionin e përshkrimit do të shfaqen pjatat më të preferuara të njerëzve që vizitojnë restorantin ndërsa tabi i menusë zbulon opsionet më të diskutuara.

Nëse jeni kuriozë për të ditur më shumë rreth tyre, përzgjedhja e një pjate do të tregojë vlerësime dhe foto.

Funksioni është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Maps në Android. iOS duhet të presë për “muajt e ardhshëm.” Kurdo që të mbërrijë tek ju, keni për të qenë më konfidentë kur të provoni një restorant dhe ushqimin e tij për herë të parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Snapchat zhgënjen, bie numri i përdoruesve

Lajmet e fundit>