Lajmet

Google Maps tregon stacionet e karikimit për makinat elektrike

Oct 17 2018
0 Shpërndarje
Gjithashtu do të tregojë se çfarë portash krikimit janë të disponueshme së bashku me shpejtësinë e karikimit. Google Maps tregon stacionet e karikimit për makinat elektrike Photo Source: Associated Press

Pasi shtoi një mori opsionesh të reja navigimi në aplikacionin Maps si aktivitetet apo itineratet e vendit të punës, Google erdhi me një risi të re.

Aplikacioni  Maps do të tregojë pikat e karikimit të makinave elektrike. Përdoruesit do të mund të kërkojnë stacionet së bashku me informacionet e nevojshme rreth tyre.

Mjafton të kërkoni “EV Charging Stations” ose “EV Charging” dhe Google Maps do të gjejë pikat e afërta.

Gjithashtu do të tregojë se çfarë portash karikimit janë të disponueshme së bashku me shpejtësinë e karikimit.

Për më tepër përdoruesit mund të lënë vlerësime, të publikojnë dhe dhe të bëjnë komente rreth tyre.

Për momentin do të ofrohen informacione për pikat e karikimit Tesla dhe Chargepoint në mbarë botën.

Funksioni është i disponueshëm sot në Android dhe iOS. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>