Lajmet

Google Maps vjen me funksionin e fshirjes automatike të historikut të vendodhjes

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Shkurt 2019
0
Google Maps vjen me funksionin e fshirjes automatike të historikut të vendodhjes

Muajin e kaluar Google lançoi limitet e shpejtësisë dhe paralajmërimet për kamerat e shpejtësisë. Google Assistant erdhi në CES 2019.

Tashmë me versionin beta të Google Maps 10.10, motori i kërkimit ka vendosur të sjellë “Eventet Personale” dhe fshirjen automatike të historikut të vendndodhjes.

Vendndodhja mbase është informacioni më sensitivë i njerëzve ditëve të sotme. Google Maps ka një opsion për fshirjen e historikut me “Delete all Location History.”

Versioni 10.10 zbulon se përdoruesit mund të aktivizojnë një opsion për fshirjen automatike të saj pa qenë nevoja ta bëjnë vetë.

Eventet Personale

Në menunë Personal Content përveç menaxhimit të historikut të vendndodhjes përdoruesit do të kenë një opsion për “eventet personale.”

Kur ky opsion aktivizohet, Google Maps do të tregojë sugjerime dhe detaje në hartë marrë nga aktiviteti juaj në Google Calendar dhe Gmail.

Festimi i karnavaleve dhe etapat e navigimit

Google ka nisur përgatitjet për karnavalet Braziliane që do të organizohen muajin e ardhshëm.

Aplikacioni Maps do të lejojë ndryshimin e ikonës së navigimit që përfaqësohet nga një shigjetë. Funksioni do të jetë i disponueshëm vetëm për Amerikën e Jugut.

Sakaq versioni 10.10 i Google Maps sjell një opsion ku përdoruesit mund të startojnë vetëm fillimin ose fundin e një udhëtimi.

Sesi aplikacion përcakton fillimin dhe fundit nuk dihet. Versioni beta i Google Maps 10.10 ka debutuar për të gjithë ata që janë regjistruar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Spitali i Mitrovicës dhe “Ariani Company” i shtojnë VALA-s 650 konsumatorë të rinj

Lajmet e fundit>