Lajmet

Google Maps vjen me opsionet e shumëpritura nga përdoruesit e iPhone

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Tetor 2019
0
Në një postim në blog Google tha se përdoruesit e iPhone së shpejti do të mund të raportojnë këto aksidente, kurthe shpejtësie dhe ngadalësime të trafikut. Google Maps vjen me opsionet e shumëpritura nga përdoruesit e iPhone

Që prej 2018-ës Google gradualisht ka shtuar mënyra për të raportuar incidentet në rrugët si aksidente, mbyllje rruge apo ngadalësime në trafik, funksione të cilat u popullarizuan nga Waze dhe u përcollën në Google Maps në Android.

Në një postim në blog Google tha se përdoruesit e iPhone së shpejti do të mund të raportojnë këto aksidente, kurthe shpejtësie dhe ngadalësime të trafikut.

Për të raportuar një incident duhet të klikoni butonin e ri nën ikën e kompasit siç e tregon edhe imazhi GIF.

Përdoruesit e iOS nuk janë të vetmit që do të marrin këto opsione se Google thotë se të dy platformat, përfshirë edhe Android mund të raportojnë punime në rrugë, mbyllje korsie, makina me probleme dhe objekte në rrugë.

Një prej pikave më të forta të Waze ka qenë saktësia e informacionit duke i dhënë drejtuesit të makinës një panoramë të qartë se çfarë po ndodh në rrugën ku është nisur dhe kushteve të saj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  macOS 10.15 Catalina i disponueshëm për shkarkim

Lajmet e fundit>