Lajmet

Google mbyll aplikacionin Youtube Gaming, transferon shërbimin në faqen e Youtube

Sep 19 2018
0 Shpërndarje
Në 12 muajt e fundit 50 milion orë përmbajtje lojërash janë shikuar dhe 200 milion përdorues janë kyçur në aplikacion çdo ditë. Google mbyll aplikacionin Youtube Gaming, transferon shërbimin në faqen e Youtube

Në një postim në blog ditën e sotme Youtube njoftoi se aplikacioni Youtube Gaming nuk do të ekzistojë më. Ai do të tërhiqet nga dyqanet e aplikacioneve në Mars të 2019-ës.

Mbyllja e aplikacionit nuk ka fare të bëjë me shërbimin i cili do të transferohet në faqen zyrtare të Youtube.

Në 12 muajt e fundit 50 milion orë përmbajtje lojërash janë shikuar dhe 200 milion përdorues janë kyçur në aplikacion çdo ditë.

Youtube Gaming do të jetojë si pjesë e platformës së Youtube.

Në 2014-ën, duke parë potencialin e këtyre platformave Amazon bleu Twitch për 1 miliardë dollarë.

Ju mund të aksesoni Youtube Gaming në këtë lidhje: http://youtube.com/gaming /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>