Lajmet

Google mbyll botin e Discord shumë popullor Groovy

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Gusht 2021
Google konfirmoi masat e ndërmarra dhe se Groovy ishte në shkelje të termave të shërbimit e madje ka përdorur shërbimin për qëllime komerciale. Google mbyll botin e Discord shumë popullor Groovy

YouTube ka vendosur të rrëzojë botët e muzikës në Discord. Platforma në pronësi të gjigantit të kërkimit ka kërkuar nga pronarët e Groovy Bot, ku përdoruesit e Discord mund të dëgjojnë muzikë nga videot e YouTube, që të mbyllet për 7 ditë.

Ky bot është i instaluar në mëse 16 milionë serverë Discord. Groovy reagoi duke thënë se ka vendosur të mbyllë botin më 30 Gusht.

Google konfirmoi masat e ndërmarra dhe se Groovy ishte në shkelje të termave të shërbimit e madje ka përdorur shërbimin për qëllime komerciale.

Groovy Bot është shumë popullor. Në 5 vitet e fundit ka tërhequr mëse 250 milionë përdorues saqë tërhequr vëmendjen e Google dhe YouTube.

Edhe pse përdor muzikën nga Spotify, YouTube, Soundcloud dhe shërbime të tjera të ngjashme, 98% e muzikës luhet nga YouTube. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Netflix do të ofrojë një plan me kosto të ulët