Lajmet

Google mbyll Duplex në ueb

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Dhjetor 2022
Google lançoi për herë të parë projektin Duplex në ueb në 2019-ën si një zgjerim i Duplex inteligjencës artificiale e cila mund të planifikonte telefonata. Google mbyll Duplex në ueb

Një tjetër shërbimi i Google do ti bashkohet varrit të aplikacioneve të kompanisë. Gjiganti i kërkimit në heshtje të plotë mbylli aplikacionin Duplex në ueb.

Në faqen e saj të suportit kompania thotë se shërbimi nuk do të funksionojë pas fundit të 2022.

Ndërsa punojmë për të përmirësuar eksperiencën e Duplex, i përgjigjemi edhe kërkesave të përdoruesve dhe zhvilluesi sesi mund ta bëjmë më mirë,” tha një përfaqësues i kompanisë.

Nga fundi i vitit do të mbyllim Duplex në ueb dhe të përqendrohemi plotësisht në avancimet e inteligjencës artificiale për teknologjinë zanore të Duplex e cila ndihmon njerëzit çdo ditë.”

Google lançoi për herë të parë projektin Duplex në ueb në 2019-ën si një zgjerim i Duplex inteligjencës artificiale e cila mund të planifikonte telefonata.

Fillimisht funksionaliteti ishte dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit të blejnë bileta filmash. Duplex në ueb i dha mundësinë asistentit të navigonte vetë uebsajtet.

Për shembull nëse kishit kartën tuaj të kreditit të ruajtur në Chrome, Assistant mund të kryente pjesën e rezervimit të biletave të filmit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SUV i parë elektrik i Volvo del në shitje më 12 Tetor

Tags >

Duplex