Biznes

Google mbyll shërbimin cloud gaming Stadia

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Shtator 2022
Harrison tha se teknologjinë e Stadia Google e sheh si mundësi aplikime në produkte të tjera të Google si YouTube, Google Play dhe AR. Google mbyll shërbimin cloud gaming Stadia

Google ka vendosur të mbyllë shërbimin cloud gaming Stadia. Shërbimi do të mbetet live për lojtarët deri më 18 Janar 2023.

Të gjithë harduerët Stadia blerë përmes Google Store së bashku me lojërat dhe përmbajtjet e blera në Stadia Store do të rimbursohen. Google thotë se këto rimbursime do të jenë përfunduar në mesin e Janarit.

“Pak vite më parë ne lançuam një shërbim të ri gaming për konsumatorët quajtur Stadia,” tha zëvendës presidenti i Stadia Phil Harrison. “Edhe pse qasja e Stadia ndaj lojërave për konsumatorët ishte ndërtuar mbi themele teknologjike të fuqishme, platforma nuk fitoi popullaritetin e pritur nga konsumatorët prandaj kemi marrë vendimin e vështirë për të mbyllë shërbimin e Stadia.”

Punonjësit e angazhuar në Stadia do të shpërndahen në pozicione të tjera brenda Google.

Harrison tha se teknologjinë e Stadia Google e sheh si mundësi aplikime në produkte të tjera të Google si YouTube, Google Play dhe AR.

Google ka zakon të eliminojë produktet e reja të pasuksesshme vetëm pak vite nga debutimi. Microsoft dhe Nvidia janë dy prej kompanive që kanë investuar më së shumti në këtë drejtim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone 14 Pro nuk është aspak i lehtë për tu riparuar