Lajmet

Google mbyll shërbimin dhe aplikacionin e radhës

Publikuar , 23 Janar 2019
0
Mes muajit Prill dhe Shtator Hangouts Chat dhe Meet do të pasurohen me më shumë funksione të Hangouts klasik. Google mbyll shërbimin dhe aplikacionin e radhës

Strategjia e Google rreth shërbimeve të komunikimit për konsumatorët mbetet e paqartë sidomos pasi vendosi të mbyllë aplikacionin Allo. Por kompania qartësoi disi strategjinë pasi tha se versionet klasike të Hangouts për përdoruesit me pagesë të G Suite do të fillojnë të tërhiqen në Tetor.

Ato do ti lënë vendin versioneve të reja Hangouts Chat dhe Meet. Ende Duo ka mbijetuar deri tani.

Për konsumatorët situata mbetet e paqartë, por Google tha se do të ofrohen versione falas të Chat dhe Meet pasi kalimi nga version klasik të jetë përfunduar së pari në G Suite.

Mes muajit Prill dhe Shtator Hangouts Chat dhe Meet do të pasurohen me më shumë funksione të Hangouts klasik. Mund të përmendim integrimin e Gmail, përmirësimin e video telefonatave dhe thirrjet përmes Google Voice.

Derisa procesi i kalimit të përfundojë, me shumë gjasa Hangouts do të qëndrojë për konsumatorët të paktën deri më 2020-ën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Stafi i Google proteston në mbështetje të grave të kompanisë

Lajmet e fundit>