Biznes

Google me sistem të ri të marketingut brenda Gmail

Publikuar , 31 Mars 2011
0
Google me sistem të ri të marketingut brenda Gmail

Sistemi i ri do të lexojë postën elektronike të përdoruesve në mënyrë që të mësojë rreth asaj se në çka janë të interesuar përdoruesit dhe cilët janë prioritetet e tyre, duke u bazuar natyrisht në “sinjalet” siç janë përmbajtja e shumicës së postës elektronike, cilët e-mail po lexohen dhe përgjigjen, dhe cilët janë kontaktet e rregullta.

Në këtë formë Google do të shfrytëzojë më shumë të dhëna private për të vënë në cak marketingun në Gmail: deri tani, ai ka shërbyer linka të sponsorizuar bazuar në përmbajtje të emaileve individual, në vend të një profili të detajuar e të ruajtur të pranuesit.

Për shembull sipas Google nëse së fundi keni pranuar shumë mesazhe rreth fotografive apo kamerave, një marrëveshje nga një dyqan lokal i këtij sektori do të jetë interesant për ju. Google ka shpjeguar se sistemi i ri do të bëjë një qasje të ngjashme si Priority Inbox, që është shpalosur vitin e kaluar dhe që gjykon në mënyrë automatike nëse posta elektronike e dërguar është e krahasueshme me ata që janë trajtuar në të kaluarën.

Gjithashtu është thënë se nga teknologjia e re pritet që më pak reklamues të dërgojnë email tek përdoruesit e Gmail dhe se asnjë email apo të dhëna të identitetit personal nuk do të shkëmbehen me reklamuesit. Megjithatë reagimet e para drejt shkeljes së privatësisë veçse kanë filluar, dhe argumentet bazohen në atë sesi do të profilizohen apo si do të përdoren të dhënat e përdoruesve. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Tesla rekord prodhimi të makinave elektrike

Lajmet e fundit>