Lajmet

Google Meet i shtohen sfondet e personalizuara

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Nëntor 2020
Do të duhet të paktën një javë derisa sfondet të jenë të disponueshme për të gjithë tha kompania. Google Meet i shtohen sfondet e personalizuara

Google do të prezantojë sfonde të personalizuara për shërbimin e videokonferencave Meet, njoftoi kompania përmes një postimi në blog.

Nëse përdorni Meet nga shfletuesi Chrome, funksionin e ri mund ta aksesoni në Windows, Mac dhe Chrome OS.

Në platformat mobile funksioni po vjen së shpejti tha Google. Nuk nevojitet një shtojcë për të aktivizuar sfondet e personalizuara. Ju mund të zgjidhni një foto tuajën ose një koleksion sfondesh vënë në dispozicion nga google.

Do të duhet të paktën një javë derisa sfondet të jenë të disponueshme për të gjithë tha kompania. Shërbimet rivale si Microsoft Teams dhe Zoom e ofrojnë një funksion të tillë prej kohësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google gjobitet me 500 milionë euro në Francë