Biznes

Google merr dritën e gjelbër për blerjen e AdMob

Publikuar , 21 Maj 2010
0
Google merr dritën e gjelbër për blerjen e AdMob

Në një deklaratë të dhënë nga Komisioni Tregtar Federal (FTC), thuhet se vendimi ka qenë mjaft i vështirë për shkak se Google dhe AdMob momentalisht janë dy lider të rrjeteve mobile reklamuese, dhe konkurrenca kokë më kokë është vënë në rrezik të humbet.

Por me platformën e re të Apple, iAd për iPhone dhe iPad, që është njëherësh edhe lëvizja e parë e Apple në tregun e vogël por në rritje e sipër, ka gjasa që konkurrenca të jetë e pranishme, dhe të ndikojë në superfuqinë e re Google/AdMob.

Apple pati blerë rrjetin e tretë më të madh reklamues mobil, Quattro Wireless, dhe natyrisht që kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për iAd.

Google pati bërë të ditur në nëntor se do të blejë AdMob për 750 milion dollarë, dhe ishte shprehur se marrëveshja do të përfundonte gjatë javëve në vazhdim.

Google ka gjeneruar 97 për qind të të hyrave 23.7 miliard dollarësh në vitin 2009 nga reklamat, dhe është përballur me rregullat e antitrustit, për shkak të kërkesës së saj për të përdorur të hyrat nga dominimi në tregun kërkues, për të lëvizur fuqishëm në treg.

LEXO EDHE:  Huawei ka shitur 200 milion telefonë në 2018-ën

Lajmet e fundit>