Lajmet

Google merr dritën jeshile për licencimin e Android tek Huawei

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Korrik 2019
0
Ndërsa Trump nuk përmendi kompani specifike si Google, Qualcomm dhe Intel, ai përmendi produktet dhe teknologjitë komplekse krijuar nga kompanitë Amerikane. Google merr dritën jeshile për licencimin e Android tek Huawei

Nuk ka kaluar as një muaj që kur Shtetet e Bashkuara vendosën një ndalim për kompanitë Amerikane që bënin biznes me Huawei duke cituar shqetësime të sigurisë kombëtare.

Dy ditë më parë presidenti Trump zbuti tonet e tij kur tha se kompanitë Amerikane mund të vazhdojnë të bëjnë biznes me gjigantin e telekomunikacionit.

Ndërsa nuk dihet se deri kur shtrihet kjo “leje” dhe a aplikohet tek teknologjia 5G, një gjë është e sigurtë se Google dhe Huawei do të vazhdojnë bashkëpunimin.

Nën termat e sanksioneve Amerikane, Google vendosi ti revokonte Huawei licencën e Android që do të thotë se telefonët e kompanisë nuk përdornin dot Play Store e as shërbimet e Google.

Ndërsa Trump nuk përmendi kompani specifike si Google, Qualcomm dhe Intel, ai përmendi produktet dhe teknologjitë komplekse krijuar nga kompanitë Amerikane.

“Ajo që kemi bërë ne në Luginën e Silikonit është e jashtëzakonshme dhe askush nuk ka mundur dot të konkurrojë me të dhe kemi rënë dakord që kompanitë tona të vazhdojnë ti shesin produkte Huaweit,” tha Trump.

Ndërsa sanksionet Amerikane ende nuk kishin hyrë në efekt për shkak të lejet 90 ditore, kishte filluar të ndikonte tek produktet e ardhshme të Huawei. Tashmë Google edhe njëherë tjetër është gati ti licencojë Androidin Huawei. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Komisionerja Evropiane për konkurrencën tha se abuzimi me të dhënat ka treguar anën e errët të teknologjisë

Lajmet e fundit>