Siguri

Google, MSN dhe Wikipedia me probleme

Publikuar , 25 Mars 2010
0
Google, MSN dhe Wikipedia me probleme

Sot shërbimi më I popularizuar për transmetimin e videove online Youtube ka pësuar një rënie të sistemit duke paraqitur problemin “Http/1.1 Service Unavailable” për vizitorët nga e gjithë bota. Ky dështim I YouTube ka zgjatur për më shumë se një orë dhe është rregulluar gjatë ditës.
Wikipedia kishte problem të ngjashëm ditën e djeshme, duke pasur problem me ftohjen e serverëve të vet. Gjatë kësaj kohe edhe MSN.com është duke pasur probleme me hapjen e faqeve të saja dhe nuk është në funksion të plotë. Ende nuk ka deklaratë zyrtare nga Google ose YouTube për problemin e sotëm, edhe pse dyshohet se mund të ketë lidhje me tërheqjen e Google nga Kina.

LEXO EDHE:  Tre hakerët shqiptarë që vodhën miliona dollarë: i paqartë fati i Liridon Musliut, Besart Hoxhës dhe Aldo Ymerajt

Lajmet e fundit>