Lajmet

Google mundëson platformën e reklamimit mobile “AdMob” për Windows Phone 8

Publikuar , 07 Tetor 2013
0
Google mundëson platformën e reklamimit mobile “AdMob” për Windows Phone 8

MMë në fund Google prezantoi AdMob për Windows Phone 8. Ky lajm është dhënë menjëherë pas lançimit të versionit beta të SDK (Software Development Kit).

AdMob është platforma lider në botë që disponon teknologjinë dhe infrastrukturën e klasit të parë për të ndihmuar zhvilluesit e aplikacioneve të promovojnë dhe monetarizojnë aplikacionet e tyre mobile.

Nëpërmjet përdorimit të këtij mjeti aplikacioni i sapozhvilluar reklamohet në aplikacionet e tjera që tashmë janë të famshëm, kështu rritet numri i shkarkimeve dhe gjenden përdorues të shumtë nga e gjithë bota.

E gjithë kjo mund të realizohet me një kosto të përshtatshme për zhvilluesin. Pasi aplikacioni është promovuar si duhet, prej tij mund të gjenerohen të ardhura duke u lidhur me reklamues të shumtë në Google të cilët mund të kenë interes të përdorin këtë aplikacion për shfaqjen e reklamave të tyre. Në këtë mënyrë përdoruesit ndërveprojnë me reklamat dhe zhvilluesi fiton para.

Google ka gëzuar një pjesë të mirë të zhvilluesve të aplikacioneve kur ka njoftuar në fillim të këtij viti se kishte në plan shtrirjen e platformës mobile të reklamimit edhe në sistemin operativ të Microsoft.

Versioni fillestar nuk suporton Windows RT dhe nuk disponon të gjitha opsionet që ofrohen për sistemet iOS dhe Android. AdMob me siguri do të jetë një alternativë tunduese ndaj platformës personale të Microsoft për reklamim të quajtur “pubCenter”. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Tastiera Google Gboard tashmë përkthen tekstet në 103 gjuhë të botës

Lajmet e fundit>