Blog

Google ndalon monetizimin e përmbajtjeve dhe videove që mohojnë ndryshimet klimatike

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Tetor 2021
Kritikët thoshin se YouTube duke lejuar monetizimin e këtyre përmbajtjeve ka incentivizuar dezinformimin në lidhje me ndryshimet klimatike. Google ndalon monetizimin e përmbajtjeve dhe videove që mohojnë ndryshimet klimatike

Google tha se nuk do të lejojë monetizimin e përmbajtjeve të cilat mohojnë ndryshimet klimatike përfshirë videot YouTube.

Ndalimi i shfaqjes së reklamave do të aplikohet për përmbajtje që bien në kundërshti me konsensusin e përbashkët shkencor në lidhje me ekzistencën dhe shkaqet e ndryshimit të klimës.

Krijuesit e YouTube të cilët bëjnë para duke monetizuar përmbajtjet e tyre të mohojnë ndryshimet klimatike do të bllokohen nga programi i partneritetit.

Kritikët thoshin se YouTube duke lejuar monetizimin e këtyre përmbajtjeve ka incentivizuar dezinformimin në lidhje me ndryshimet klimatike.

Përmbajtjet të tilla emotive në lidhje me çështje ka delikate sa ndryshimet klimatike tërheqin vëmendje dhe audienca të mëdha në platformë.

Mos lejimi  monetizimit të përmbajtjes nuk i bllokon ato krijues që përhapin dezinformim e as reduktojnë shtrirjen e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy Z Flip 3 është smartfoni i parë me ekran me palosje nën 1 mijë dollarë