Lajmet

Google ndërmerr masën drastike me Chrome

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Mars 2020
0
Një lëvizje e tillë ka kuptim sepse Google nuk dëshiron të shkaktojë probleme për qindra mijëra përdorues të Chromebook dhe Chrome gjatë këtyre ditëve stresuese të punës nga shtëpia. Google ndërmerr masën drastike me Chrome

Me miliona njerëz që i adaptohen punës në shtëpi në përgjigje të pandemisë së koronavirusit, Google ka vendosur të ndalojë shtimin e veçorive të reja në Chrome dhe Chrome OS.

Në rrjetin social Twitter ekipi i zhvillimit të Chrome tha se për shkak të orareve të punës të ndryshuara, kompania ka vendosur të ndalojë për momentin linçimin e versioneve të reja të Chrome dhe Chrome OS.

Objektivi ynë është që të lançojmë version stabile, të qëndrueshme dhe sigurta të Chrome. Përgjatë kësaj kohe Google do tu japë prioritet përditësimeve të sigurisë.

Një lëvizje e tillë ka kuptim sepse Google nuk dëshiron të shkaktojë probleme për qindra mijëra përdorues të Chromebook dhe Chrome gjatë këtyre ditëve stresuese të punës nga shtëpia.

Gjithashtu edhe për Google është e vështirë të balancojë stabilitetin me funksionet e reja me një ekip të decentralizuar për shkak të koronavirusit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google paguan 549 milion dollarë gjobë dhe 510 milion dollarë taksa të mbartura në Francë