Lajmet

Google ndërmerr sërish masa ndaj ndryshimeve të paautorizuara të funksionaliteteve në Chrome

Feb 2 2014
0 Shpërndarje
Google ndërmerr sërish masa ndaj ndryshimeve të paautorizuara të funksionaliteteve në Chrome

Reset Prompt v1Google po ndërmerr disa hapa “agresivë” për të luftuar pakënaqësinë kryesore për shfletuesin Chrome: Ndryshimi i paautorizuar i funksionaliteteve (Settings).

Kompania është përpjekur të zgjidhë këtë problem në muajin gusht me prezantimin e butonit “reset browser settings” tek faqja e Settings në Chrome, por kjo nuk ka mjaftuar.

Në vazhdimësi, në qoftë se Chrome identifikon ndryshime të paautorizuara ndaj opsioneve të shfletuesit atëherë ndaj përdoruesve të Windows do të shfaqet një dritare pop-up dhe do t’i pyesë nëse dëshirojnë të rivendosin opsionet në gjendjen fillestare.

Në këtë mënyrë do të çaktivizohen të gjitha shtojcat apo aplikacionet që keni instaluar në Chrome dhe më pas përdoruesi do të ketë mundësi t’i riaktivizojë ato manualisht sipas dëshirës.

Këto reagime “agresive” ndaj ndryshimit të paautorizuar të opsioneve vijnë si përgjigje ndaj veprimeve të sulmuesve të cilët lënë nga pas proçese të fshehura të dizajnuara për të ndryshuar përsëri shfletuesin pas një kohe të shkurtër. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google do të mbajë 10 aktivitete për prezantimin e Pixel 3

Lajmet e fundit>