Blog

Google ndërton një kabëll optik nënujor nga Franca në Shtetet e Bashkuara

Publikuar , 18 Korrik 2018
0
Por tani Google do të ndërtojë një kabëll optik nënujor në pronësi të plotë të gjigandit të kërkimit dhe shtrihet përgjatë Atlantikut nga Franca në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara. Google ndërton një kabëll optik nënujor nga Franca në Shtetet e Bashkuara

Google, ashtu si çdo kompani e madhe interneti, bashkëpunon në ndërtimin e kabllove të rinj optik për të lidhur qendrat e saj të të dhënave në mbarë botën.

Këto kabllo zakonisht ndërtohen nga një konsorcium kompanish madje edhe konkurrentë të drejtpëdrejtë.

Por tani Google do të ndërtojë një kabëll optik nënujor në pronësi të plotë të gjigandit të kërkimit dhe shtrihet përgjatë Atlantikut nga Franca në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara.

Ky është kablli optik nënujori i katërt privat i Google. Dy të parët përshkonin distanca më të vogla siç është rasti i atij mes Los Anxheles dhe Kilit.

Vitet e fundit kompania është bashkuar disa konsorciumeve për ndërtimin e kabllove nënujore ku disa prej tyre hyjnë në funksion vitin e ardhshëm.

Kablli i ri i quajtur “Dunant” do të hyjë online në 2020-ën. Ai do të ketë një gjatësi prej 4,000 miljesh detare me katër çifte fibrash optike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Autoritetet Evropiane presione ndaj kriptomonedhës së Facebook

Tags >

Google
Lajmet e fundit>