Lajmet

Google ndryshon logon pas 8 vitesh por që vështirë të dallohet

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Shkurt 2022
Logoja kryesore e Chrome do të ndryshme mes platformave dhe sistemeve të ndryshme. Google ndryshon logon pas 8 vitesh por që vështirë të dallohet

Chrome do të ndryshojë logon për herë të parë pas 8 vitesh dhe nëse përpiqeni shumë mbase do të dalloni diferencën.

Dizajneri i Google Chrome Elvin Hu publikoi një imazhe të ridizajnimit të logos në Twitter. Dallimi? Hijet mes vijave ndarëse të ngjyrave janë eliminuar.

Gjithashtu rrethi blu në mes është më i madh ndërsa ngjyrat janë më vibrante. Ekipi i dizajnit të Google mendon se vendosja e hijeve mes ngjyrave krijonte një kombinim të padëshirueshëm ngjyrash.

Logoja kryesore e Chrome do të ndryshme mes platformave dhe sistemeve të ndryshme. Në ChromeOS do të ketë ngjyra më të forta për tu përshtatur me ikonat e tjera të sistemit ndërsa në macOS do të ketë një hije të lehtë.

Nga 2008 deri sot loja e Chrome gradualisht është bërë më e thjeshtë. Çfarë filloi si një emblemë me shkëlqim tre dimensionale është shndërruar në një simbol 2D modern. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google mbyll Android Auto për telefonët