Lajmet

Google ndryshon mënyrën e vlerësimit të aplikacioneve në Play Store

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Gusht 2021
Kështu një aplikacion mund të jetë më i dobishëm në perëndim sesa në vende të tjera. Vlerësimet e aplikacioneve të Play Store do të ndryshojnë nga një vend tek tjetri. Google ndryshon mënyrën e vlerësimit të aplikacioneve në Play Store

Google do të ndryshojë mënyrën sesi tregon vlerësimet dhe komentet e përdoruesve në aplikacionet e Play Store. Kompania dëshiron ti bëjë ato më personale dhe informuese për përodruesit e interesuar.

Në vend që të tregojë vlerësimin e një aplikacioni në Play Store bazuar në të gjitha vlerësimet në terësi, Google do të tregojë vlerësimet sipas vendndodhjes dhe pajisjes së përdoruesit.

Lajmin kompania e dha në blogun e Android Developers dhe ndryshimi i ri do të fillojë të hyjë në fuqi në Nëntor të 2021. Përdoruesit do të shohin vlerësimin bazuar në vlerësimet e lëna nga përdoruesit e tjerë që gjenden në të njëjtin vend.

Kështu një aplikacion mund të jetë më i dobishëm në perëndim sesa në vende të tjera. Vlerësimet e aplikacioneve të Play Store do të ndryshojnë nga një vend tek tjetri.

Në fillim të 2022, Google do të tregojë vlerësimet bazuar në modelin e pajisjes. Konkretisht nëse keni një tablet, do të shikoni vetëm vlerësimet e lëna nga përdoruesit e tabletëve.

Google tha se do të informojë zhvilluesit për ndryshimet 10 javë përpara se të jenë live. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  India dëbon kriptomonedhat