Lajmet

Google ndryshon mënyrën sesi lajmet shfaqen në rezultatet e kërkimit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Korrik 2019
0
Tabi i ri i lajmeve ka adoptuar formatin e kartave të Google News në desktop dhe në mobile. Ndryshe nga grupi i lajmeve të ngjashme të Google ju bënte në rezultatet e kërkimit, në pamjen e re çdo lajm ka kartën e tij. Google ndryshon mënyrën sesi lajmet shfaqen në rezultatet e kërkimit

Google së shpejti do të rifreskojë tabin e lajmeve në rezultatet e kërkimit duke i dhënë prioritet publikuesve dhe titujve të lajmeve.

Në rrjetin social Twitter kompania publikoi një video të seksionit të ridizajnuar të lajmeve në versionit desktop të motorit të kërkimit. Në javët në vijim dizajni i ri do të bëhet i disponueshëm për mbarë përdoruesit.

Ndryshimet janë në një linjë me përpjekjet e gjigantit të kërkimit për tu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të publikuesve dhe luftuar lajmet e rreme.

Ndërsa është herët për të dhënë se çfarë do të arrijë tabi i ri i lajmeve, është qartazi një hap i ri në një drejtim krejt tjetër. Në GIF-in e publikuar nga Google i cili tregon ndryshimin, shfaqen emrat e publikuesve në krye të titujve.

Tabi i ri i lajmeve ka adoptuar formatin e kartave të Google News në desktop dhe në mobile. Ndryshe nga grupi i lajmeve të ngjashme të Google ju bënte në rezultatet e kërkimit, në pamjen e re çdo lajm ka kartën e tij.

Pamja e re jo vetëm që vë në dukje emrin e publikuesit, por gjithashtu i organizon artikujve në mënyrë më të qartë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kongresmeni pyeti ekzekutivin e Google: A e di Google kur unë ndërroj karrige në Kongres?

Tags >

Google
Lajmet e fundit>