Lajmet

Google nëpërmjet lotarisë së rastësishme zgjedh se kush do të marrë pjesë në ngjarjen I/O 2014

Publikuar , 17 Prill 2014
0
Google nëpërmjet lotarisë së rastësishme zgjedh se kush do të marrë pjesë në ngjarjen I/O 2014

img_0027-hero.0_standard_640.0Nëse mund të keni shpresuar që të merrni pjesë në ngjarjen Google I/O, që është ngjarja vjetore madhore e zhvilluesve, tani është koha për t’u regjistruar. Google sapo ka lajmëruar që dritarja për t’u regjistruar do të rrijë aktive deri në ora 19.00 pas dite të 18 prillit.

Biletat janë mjaft të vështira për t’u hasur – gjatë ngjarjes së vitit të kaluar të gjitha ishin shitur për më pak se një orë – kështu që Google është duke provuar diçka tjetër këtë vit.

Sikur që bën Apple me regjistrimet e WWDC ’14, pjesëmarrësit e I/O-së do të përzgjidhen sipas një lotarie të rastit, kështu që çdo person që ka provuar të marr pjesë ka të njëjtat gjasa teorike që të përzgjidhet në mesin e pjesëmarrësve sikurse çdo kush tjetër.

Nuk ka ndonjë hollësi se çfarë do të tregojë saktësisht Google në I/O gjatë këtij viti, por kompania tha që do të përqendrohet në “dizajn, zhvillim dhe shpërndarje” të çfarëdo aplikacioni që duan të zhvillojnë programuesit.

Sa i përket kohës një personit nuk do t’i duhet të pres gjatë se a është në mesin e atyre që janë përzgjedhur për të qenë të pranishëm për ta ndjekur nga afër këtë ngjarje, sepse kompania thotë që do ta bëjë të ditur listën e të përzgjedhurve më 21 prill. Google I/O 2014 është planifikuar që të zhvillohet më 25 dhe 26 qershor në San Françisko. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kablli i ri nënujor i Google lidh Evropën me Afrikën

Tags >

Google
Lajmet e fundit>